Trazira në Lidhjen e Odave Ekonomike

Trazira në Lidhjen e Odave Ekonomike

Gazetar: Ile Petrevski

Kryetarët e disa odave ekonomike që deri para disa kohësh ishin pjesë e Lidhjes së Odave Ekonomike, akuzojnë se menaxhmenti i ri i kësaj shoqate biznesi punon në mënyrë kriminale, shkruan Alsat.

Për shkak të shkeljes së statutit dhe siç thonë ata, të kuvendit të mbajtur ilegalisht, po zgjidhen drejtues të rinj. Për shkak të kësaj, Odat e kontabilitetit, ndërtimit dhe ajo turistike-gastrononike vendosën të tërhiqen nga Lidhja.

Në vend të tyre tani janë formuar Oda të reja me emra të njëjtë, por me kryetarë dhe borde të ndryshme.

“Për të gjitha këto gjëra do të ketë kallëzime penale për personat që i bëjnë të gjitha këto, gjegjësisht për ata që vënë në qarkullim ligjor dokumente false. Gjithashtu paraqiten në mënyrë të rreme para publikut dhe mashtrojnë shumë anëtarë”, tha Martin Angelovski Kryetar i Odës Turistike dhe Hotelierisë.

Këto tri Oda u bënë thirrje institucioneve që të kenë kujdes se me kë nënshkruajnë memorandume dhe dokumente të tjera zyrtare, sepse kryetarët e sapozgjedhur të disa prej odave nuk mund të regjistrohen në Regjistrin Qendror.

“Ajo që të bie në sy dhe të habitë është se persona të caktuar të cilët pa dijeni për ndryshimet statutore, i qasen disa masave që kanë dëmtuar Lidhjen e Odave Ekonomike, por edhe kompani të caktuara që janë përjashtuar”, u shpreh Dragan Mitkovski – Kryetar i Odës së Kontabilistëve.

Lidhja e Odave Ekonomike është themeluar 17 vite më parë. Pasi Danela Arsovska u tërhoq nga kjo shoqatë biznesi para se të bëhej kryetare e Shkupit, ajo u zëvendësua nga Trajan Angelovski. Alsat kërkoi mendim nga Lidhja. Nga aty na thanë se do të flasin publikisht edhe për ngjarjet aktuale./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button