Tre arsye pse është mirë të ushtroni në mbrëmje

Koha ideale për stërvitje është e ndryshme për të gjithë dhe varet nga zakonet, bioritmi, koha e lirë dhe niveli i energjisë gjatë ditës.

Edhe pse flitet shumë për avantazhin e ushtrimeve në mëngjes, stërvitja në mbrëmje ka anët e veta pozitive.

Gjëja më e rëndësishme është të ushtroheni dhe të ndiheni mirë dhe të kënaqur me rezultatet e arritura. Në çdo rast, çdo gjë është më mirë sesa të mos ushtroni fare ose të humbisni një stërvitje. Këto janë tre avantazhet e stërvitjes në mbrëmje, sipas ekspertëve të fitnesit:

Gjumë më të mirë – Nuk bëhet fjalë vetëm për gjumë më cilësor, por edhe për një kohë më të gjatë gjumi në krahasim me njerëzit që ushtrojnë në mëngjes ose pasdite. Në mëngjes pas një stërvitje cilësore në mbrëmje, do të zgjoheni me humor më të mirë, më të pushuar dhe më të kënaqur.

Presionin e gjakut – Shumë studime tregojnë se stërvitjet në mbrëmje ulin presionin e gjakut me 15% në krahasim me njerëzit që ushtrojnë në mëngjes ose nuk ushtrojnë fare.

Rezultate më të shpejta – Nivelet e testosteronit janë më të larta në mbrëmje, gjë që inkurajon rritjen e indeve të muskujve, që do të thotë se keni më shumë gjasa të shihni rezultate më të mira në më pak kohë.

LEXO EDHE:

Back to top button