Tre blloqet e kompleksit filluan të ndahen në dysh nga tërmeti, burri në Bangkok kapërcen urën e këputur për ta shpëtuar gruan dhe fëmijën
Tre blloqet e kompleksit filluan të ndahen në dysh nga tërmeti, burri në Bangkok kapërcen urën e këputur për ta shpëtuar gruan dhe fëmijën

Një video dramatike shfaq momentin kur një baba hero kërcen nga një strukturë e metaltë në tjetrën në një lartësi prej 185 metra, vetëm që ta shpëtojë gruan dhe fëmijën nga tërmeti që po shkatërronte bllokun e ndërtesës kolektive.
Kwon Young Jun, 36-vjeç, arriti në stilin holivudian të kërcej në anën tjetër të strukturës së metaltë, që ishte këputur në mes në ndërtesën shumëkatëshe në Bangkok të Tajlandës.
Kalimtarët e rastit që ishin në tokë, arritën ta filmonin momentin e efektit të tërmetit 7.7 magnitudë.
Kwon me prejardhje nga Seuli i Koresë së Jugut, më vonë është fotografuar me familjen e tij në rrugë.
“Gjitha që mendova ishte të rikthehem në dhomë për të shpëtuar gruan dhe fëmijën. Kuptova se ishte tërmeti dhe se ndërtesa po ndahej në dysh, dhe pashë një hapësirë që u krijua dhe u detyrova të kërcej në anën tjetër”, tha ky baba.
Gruaja e tij Sukanya Yutuam, 35-vjeçe, tha se partneri i saj ishte duke ushtruar në katin e 52-të në një nga tre blloqet e kompleksit – që janë të lidhura me disa ura, kur tërmeti goditi vendin. /Telegrafi/