Tre ish kampion të Evropës në çerekfinale, Italia me 2 ekipe

Pas Man. Junajtedit, Fejnordit dhe Sevijës tashmë edhe 3 ekipe të tjera i janë bashkuar çerekfinalistëve, në Ligën Europa, ku më konkretisht Roma, Bajer Leverkuzen dhe Rojal Union SG, kanë arritur të sigurojnë një “biletë” çerekfinaleje.

Në “Pushkas Arena”, “aspirinat” e Bajer Leverkuzenit kanë arritur të triumfojnë sërish ndaj hungarezëve të Ferencvaroshit me rezultatin 0-2. Nga një gol në fillim dhe fund të ndeshjes nga Moussa Diaby në minutën e 3’-të dhe Amine Adli në minutën e 81’-të, mjaftuan që gjermanët të kalonin në raundin tjetër të Ligës Europa.

Në Belgjikë, vendasit e Rojal Union SG mundën pastër me rezultatin 3-0, gjermanët e Union Berlin, në një përballje të vrullshme. Për vendasit siparin e golave e hapi maltezi Teuma në minutën e 18’-të, ndërsa golat e Lazare Amani dhe Lapoussin në minutat 63’ dhe 94’ mjaftuan për të “vulosur” kualifikimin e belgëve.

Në krahun tjetër, në mitikun spanjoll “San Sebastian”, vendasit e Real Sosiedad u ndeshën me “gladiatorët” romak, në një përballje e cila u mbyll me rezultatin e barabartë, pa shijuar golin. Rezultat ky i cili i dhuron “verdhekuqve” të Romas kalimin për fazën tjetër të kompeticionit.

Ndërkaq, kundërshtarët e sfidave të radhës do të mësohen sot në Nyon të Francës ku do të hidhet shorti i çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve, Ligës Europa dhe Ligës së Konferencës.

LEXO EDHE:

Back to top button