Tre nga 100 pacientë që po kurohen jashtë shtetit, janë në gjendje kritike

Tre nga 100 pacientë që po kurohen jashtë shtetit, janë në gjendje kritike

Gazetare: Linda Ebibi

Prej 193 të lënduar në tragjedinë e Koçanit aktualisht 100 pacientë janë duke u mjekuar brenda dhe jashtë vendit. Në gjendje më kritike janë tre pacientë, të cilët kanë djegie të shkallës së tretë dhe dëmtime në rrugët e frymëmarrjes, me çka kanë shumë mundësi për infeksion për shkak të plagëve në lëkurë. Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari tha se këta pacientë kanë ulje dhe ngritje të gjendjes shëndetësore.

“Gjithsej 20 pacientë janë në Shkup, dhe 80 pacientë janë jashtë vendit. Fatmirësisht numri i pacientëve që janë shumë kritik sot është ulur në tre. Sot kthehen dy pacientë prej jashtë edhe atë një pacientë prej Polonie dhe një pacientë prej Belgjike”, tha Arben Taravari, ministër i Shëndetësisë.

Taravari tha se tashmë kanë përgatitur qendrat për shtrimin e pacientëve që janë jashtë rrezikut për jetën, të cilët me shumë gjasa do të fillojnë të kthehen javën e ardhshme.

“Këtë javë përsëri i presim pacientët me lëndime më të lehta, ndërsa për ato që janë në gjendje më të rënd do të bisedojmë në javën e ardhshme. Kam thënë se kemi disa opsione, në Klinikën 8 Shtatori, në qendrën e Kovidit që ka qenë ti hospitalizojmë pacientët, qendra e rehabilitimit në Kozle gjithashtu është e përgatitur me më shumë krevate. Megjithatë kemi oferta edhe nga jashtë vendit që pacientët të mjekohen në afat më të gjatë kohor, normalisht pa harxhimet e shtetit”, theksoi Arben Taravari, ministër i Shëndetësisë.

Nga të lënduarit e tragjedisë në Koçan, numri më i madh i tyre është dërguar jashtë vendit për mjekim më adekuat, pasi vendit i mungon qendra për djegie. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button