Tre persona u vranë dhe disa u plagosën nga të shtënat në qendër të Parisit

Tre persona u vranë dhe disa u plagosën nga të shtënat në qendër të Parisit

Tre persona u vranë dhe disa u plagosën nga të shtënat në qendër të Parisit njoftojnë autoritetet franceze. Numrin e të vdekurve e ka konfirmuar prokurorja e Parisit. I dyshuari, 69 vjeçar, është arrestuar. Personi i arrestuar, sipas televizionit francez BFM TV, ishte i njohur për autoritetet franceze dhe kishte sulmuar një kamp emigrantësh një vit më parë. Motivet e personit të armatosur mbeten të paqarta.  Incidenti i të shtënave të së premtes në Paris ndodhi në një qendër lokale kurde, u tha gazetarëve kryebashkiaku i qarkut të 10-të të qytetit.

Policia e Parisit në Twitter tha se një operacion lidhur me këtë rast është duke vazhduar dhe i ka kërkuar qytetarëve që të shmangin frekuentimin në këtë zonë. “Është panik total, ne jemi mbyllur brenda,” tha një pronare e një dyqani për agjencinë e lajmeve AFP. Dëshmitarja tha se kishte dëgjuar shtatë ose tetë breshëri të shtënash.

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button