Tre policë vdiqën dhe pesë u plagosën në një shkëmbim zjarri në Karolinën e Veriut

Tre policë vdiqën dhe pesë u plagosën në një shkëmbim zjarri në Karolinën e Veriut

Tre policë u vranë dhe pesë të tjerë u plagosën gjatë një shkëmbimi zjarri që shpërtheu të hënën kur ata shkuan për të arrestuar një të dyshuar në Karolinën e Veriut, në pjesën jugore të Shteteve të Bashkuara, njoftuan autoritetet lokale.

Të paktën një i dyshuar u gjet i vdekur në një oborr të shtëpisë pasi oficerët iu përgjigjën zjarrit, tha Departamenti i Policisë Charlotte-Meckleburg pas një përplasjeje gati tre orëshe.

– Presidenti amerikan Joe Biden shprehu “ngushëllimet” dhe “mbështetjen” e tij për familjet e të vdekurve dhe të plagosurve dhe familjeve të tyre, tha Shtëpia e Bardhë.

Vdekjen e tre pjesëtarëve të forcave të sigurisë e ka konfirmuar Ministria e Drejtësisë.

-Në mesin e të plagosurve, një polic është në gjendje kritike, tha policia.

Oficerët u sulmuan kur shkuan për të dhënë një urdhër-arresti për një burrë me një dënim paraprak, i cili kërkohej për armëmbajtje pa leje, u tha gazetarëve shefi i policisë Charlotte-Meckleburg, Johnny Jennings.

 

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button