Tregtarët në “Kvantashki” protestojnë kundër taksave të larta

Tregtarët në “Kvantashki” protestojnë kundër taksave të larta

Gazetar: Mefial Ismaili

Rritje të çmimeve të qirave, pagesat shtesë për parkim dhe kërcënimet nga stafi menaxhues janë arsyet që qindra tregtarë dhe bujq për disa ditë protestojnë në hyrje të tregut të njohur me shumicë në Shkup i njohur si “Kvantashki”. Ata thonë se pronarët e rinj të cilët e kanë marrë tregun, nuk kanë përmbushur as edhe një kusht nga premtimi i tyre për të investuar.

“Ky tani i ka rritur çmimet shumë dhe dëshiron ende ti rrisë e ti bëjë me kartelë. Shembull kamioni jem që do të vijë me mall jashtë brenda 24 orëve duhet të paguaj 2400 denarë sepse çdo orë do të kushtojë 100 denarë. Edhe pse në kontratë e kemi që kamionët pa pagesë të hyjnë”, deklaroi Naser Ajdini, tregtar.

“Kërkojmë ose të merremi vesh të ulen çmimet dhe të punojmë sipas trendit dhe sipas krizës botërore, ose nga institucionet të na gjejnë një lokacion, sepse këtu jashtë janë kushtet e njëjta si brenda, hiç nuk duam asgjë, vetë të ketë tok dhe zhavorr…”, tha Taxhedin Idrizi, bujk.

Prodhuesit thonë se kanë edhe kërcënime. Për këtë arsye ata çdo ditë më tepër dëshpërohen dhe mendojnë vetëm largimin nga vendi.
“Ka kërcënime, dikujt ju ka kërcënuar, ka sjell prej jashtë njerëz, për të kërcënuar, reketash që i ka çuar me zor të paguajnë sepse nuk ka arritur dikush që të paguaj sepse nuk ka pasur shitje, nuk ka arrit të bëj pare të -paguaj mujoren edhe ka sjellë njerëz prej jashtë e ka kërcënuar dhe ka paguar”, u shpreh Nexhat Veseli, tregtar.

“Besoni me këtë politikë, me këtë mentalitet të sotëm ne do të jemi vendi më i madh në që deklarohemi si vend bujqësor ku do të jemi vendi me më shumë import i prodhimeve bujqësore”, deklaroi Dragan Acevski, Prodhues.

Bujqit dhe tregtarët thonë se disa herë kanë protestuar, por deri më tani aspak nuk janë marrë parasysh ankesat e tyre nga drejtorët dhe menaxhuesit e tregut. Për të gjitha akuzat që i bënë prodhuesit bujqësor dhe tregtarët kërkuam qëndrim edhe nga udhëheqësit e tregut “Kvantashki”, por deri në këto momente nuk janë përgjigjur./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button