Trençevska: Pensionet do të vazhdojnë të paguhen herët, kujdesi për pensionistët është prioriteti ynë

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska sot u takua me përfaqësuesit e Shoqatës së Bankave të Maqedonisë-Shkup, ku u bisedua për bashkëpunimin aktual dhe të ardhshëm ndërmjet ministrisë dhe sektorit bankar.

Në fillim të pandemisë së shkaktuar nga Covid 19, për parandalimin e përhapjes së virusit, me një konkluzion të Qeverisë së RMV-së, është marrë vendim për pagesë të parakohshme dhe me faza të pensioneve, në fund të muajit. për pensionet që lidhen me muajin aktual.

Në takim u konfirmua bashkëpunimi i mirëfilltë, me konstatim se do të vazhdojë, pra pensionet do të vazhdojnë të paguhen herët në të ardhmen, në fund të muajit.

Për Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, kujdesi për pensionistët është prioritet. Konfirmim për këtë është vendosja e metodologjisë së re për harmonizimin e pensioneve në afat të gjatë, me të cilën do të rriten pensionet në vazhdimësi, si dhe ndihma financiare prej 3000 denarë për tre muaj. Do të thotë gjithashtu ngritja e standardit të jetesës së qytetarëve tanë më të vjetër në vend. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button