Trent Arnold me rol të ri te Liverpulli, ngjajshëm si tek Anglia

Trent Aleksander-Arnold pritet t’i besohet një detyre e re në këtë sezon me fanellën e Liverpullit. Gjatë sezonit të kaluar, trajneri Jurgen Klop dhe ai i kombëtares së Anglisë, Geret Southgejt eksperimetuan me 24-vjeçarin duke i besuar një rol të ri në fushë, atë të mesfushorit.
Kështu, nga mbrojtja, Arnold avancoi dhe fitoi metra në fushë ndërsa rezultoi si një nga më të mirët duke mos pasur aspak problem në adaptimin me rolin e ri, madje u duk se si mesfushor kishte më shumë qartësi se në rolin e mbrojtësit.
Madje, për ish-futbollistin e Liverpullin, Din Saunders, Aleksander-Arnold në rolin e mesfushorit është po aq i zoti sa edhe Deklan Rejs, vlera e të cilit në merkato është mbi 100 milionë paund.
“Unë mendoj se Trent është mesfushori më i mirë anglez në Premier Ligë. Është më i mirë se shokët e tij te kombëtarja, ai mund të bëjë atë që bën edhe Deklan Rajs. Nëse unë do të isha në vendin e Jyrgen Klop do të mendoja që këtë merkato të transferoja një mbrojtës krahu dhe jo një tjetër mesfushor. Këtë sezon pres që Klopp ta vendosë Trent në qendër të mesfushës”, u shpreh Saunders.