“Treshja e munguar”, rikthehet në stërvitjet e Barcelonës

Pedri, Ousmane Dembele dhe Frenki de Jong janë rikthyer në stërvitje me ekipin. Dembele nuk arriti t’i ndihmojë ekipin që nga 1 shkurti 2023. Francezi ka humbur 15 ndeshje gjithsej, prej tyre tri me Real Madridin, si dhe dy ndaj Mançester Junajtedit në Liga Evropa.

Barcelona gjithashtu mbeti edhe pa yllin e mesfushës, Pedrin, i cili kishte pësuar lëndim gjatë ndeshjes me ‘Djajtë e Kuq’. 20 vjeçari nuk luajti 11 ndeshje që kur ai u lëndua, përfshirë këtu tri takimet ndaj Real Madridit dhe një kundër Junajtedit. Përveç tyre në klubin ‘Blaugrana’ mungoi edhe Frenkie de Jong, si pasojë e lëndimit. Megjithatë, kjo treshe tashmë është bashkuar sot me ekipin në stërvitje dhe priten që shumë shpejt të jenë të aftë të ndihmojnë Barcelonën.

LEXO EDHE:

Back to top button