Taulant Seferi nga Ukrainë do të kalojë në Gjermani ?!

Taulant Seferi mund të largohet nga skuadra ukrainase Vorskla Poltava vetëm pas një viti qëndrim në Ukrainë. Sulmuesi shqiptar ka shkëlqyer në vitin e tij të parë në Ukrainë, ku ka realizuar nëntë gola në 20 paraqitje në kampionat.

Megjithatë qëndrimi i tij në Ukrainë pritet të jetë i shkurtë, pasi Seferi karrierën mund ta vazhdoj në futbollin gjerman, më saktësisht te Paderborn. Mediumi ukrainas “Sport Arena” ka raportuar se Paderborn ka shprehur interesim për transferimin e Seferit në verë, pasi e shohin atë si zgjedhje të problemeve në repartin ofensivë.

Skuadra ku luan edhe reprezentuesi kosovar Florent Muslija edhe këtë edicion po lufton për ngjitje në Bundesliga dhe kjo mund ta joshë Seferin që të transferohet te zikaltërtit.

Seferi është golashënuesi kryesor i Vorsklas, me klubin ukrainas që vitin e kaluar e transferoi shqiptarin për 500 mijë euro nga Tirana.

LEXO EDHE:

Back to top button