Triçkovski: Impreativ kemi vendin e parë në grup

Sulmuesi i Maqedonisë, Ivan Triçkovski të mërkurën, për herë të tretë do të jetë kapiten i skuadrës pasi që një detyrë të tillë e kishte (dy herë) ndaj Estonisë. Triçkovski njeh mirë terrenet e stadiumeve në Qipro, dhe kjo mund të jetë një nxitje shtesë për të dhe për Maqedoninë para përballjes me Armeninë në stadiumin “GSP” në Nikozi, gjatë ditës së mërkurë.

Atmosfera është e shkëlqyeshme dhe në nivel të lartë, ndërsa motivi asnjëherë nuk na ka munguar. Individualisht dhe në nivel ekipor jemi të motivuar  dhe në ndeshjet e së mërkurës do të dëshmojnë se mundemi dhe dijmë. Ndjehem me rehat në këtë stadium Tani kemi edhe një motiv shtesë, nuk ka publik, por kemi imperativ – vendin e parë në grup.

Sfidën e së mërkurës në Nikozi do të drejtojnë Bobi Mejden, Dejvid Rum dhe Grem Stjuard, të gjithë nga Skocia.

LEXO EDHE:

Back to top button