Trishtim te Napoli, avioni i sulmuesit përfundon në barë!

Dries Mertens kishte një ditë trishtuese në Belgjikë, pasi që aeroplani privat përfundoi jashtë pistës në Deurne, afër Antverpenit. Siç raportohet nga mediet belge, incidenti nuk solli asnjë pasojë. Lojtari i Napolit, i cili dëmtoi kyçin e këmbës së majtë në ndeshjen kundër Interit, më 16 dhjetor, shkoi në Belgjikë për të vijuar rehabilitimin e tij me sistemin “Move To Cure” të fizioterapistit Lieven Maesschalck.

 

Në këtë rast, Mertens fluturoi nga Napoli drejt Antverpenit (së bashku me qenin e tij), duke prenotuar një avion privat, të kompanisë kroate “Jung Sky”. Në aeroportin e Deurne, për shkak të shiut të madh, pilotët nuk ishin në gjendje ta mbanin aeroplanin në pistë dhe ai lëvizi më tej sesa pritej, duke përfunduar në barin e zonës së sigurisë.

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button