Pjesëmarrja e Lavrovit në Këshillin Ministror të OSBE-së në Shkup shihet si fitore e dyfishtë e Rusisë

Pjesëmarrja e Lavrovit në Këshillin Ministror të OSBE-së në Shkup shihet si fitore e dyfishtë e Rusisë

Rusia pritet të shënojë dy fitore të rëndësishme diplomatike në Këshillin Ministror të OSBE-së në Shkup, thuhet në një analizë të Radion Evropa e Lirë, pas lejes që mori diplomati rus, Sergej Lavrov për të ateruar në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut.

Sipas analizës, Rusia edhe njëherë kthehet në tryezat më të larta të politikës evropiane duke i treguar opinionit kombëtar dhe ndërkombëtar se Moska nuk mund të shmanget nga vendimmarrja.

Kjo flet për një fitore të madhe të Rusisë në Shkup për dallim nga takimi i fundit ministror të OSBE-së që u mbajt në Poloni, vend ky që si kryesues me OSBE-në, nuk e lejoi praninë e Lavrovit.

Varshava, udhëheqëse e OSBE-së në vitin 2022, vuri në dukje se Lavrov ishte në listën e sanksioneve të BE-së, për shkak të pushtimit rus të Ukrainës, që kishte nisur në shkurt të atij viti.

Maqedonia e Veriut konfirmoi se do ta lejojë uljen e avionit të Lavrovit, ndërsa Bullgaria i dha leje atij që ta shfrytëzojë hapësirën e saj ajrore në rrugën për në Shkup.

Shkupi e mori vetë këtë vendim, por është e qartë se ai plotëson dëshirën e shumicës së anëtarëve të OSBE-së, të cilët argumentuan se prania e Lavrovit kësaj radhe mund të jetë e dobishme.

Në Shkup, sipas analizës së Radios Evropa e Lirë shtrohet edhe një pyetje tjetër se kush do të marr kryesimin me OSBE-në.

Rusia përdori fuqinë e vetos duke kundërshtuar Estonin e cila kishte vënë në krye të agjendës luftën në Ukrainë. Me refuzimin e shtetit baltik në skenë doli Malta, por Rusia ende nuk ka dhënë një përgjigje për këtë dhe katër pozitat tjera kyçe në të dhe nëse miratimi nuk vjen, organizata mund të shpërbëhet. Në rast të miratimit të kandidaturës së Maltës, kjo do të ishte një fitore tjetër e Rusisë pasi tashmë po bën zgjedhjen e shtetit kryesues sipas dëshirës së saj nga e cila pret do të përdorë një retorikë më të zbutur kundrejt luftës në Ukrainë.

Sidoqoftë, pamja në Shkup nuk do të jetë e mirë për Kievin dhe mbështetësit e tij më të mëdhenj, pasi Rusia do të kthehet në nivelin më të lartë politik në një organizatë, ku ende mund të diktojë çdo lëvizje të rëndësishme. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button