Ndërmjetësit ndërkombëtarë po vazhdojnë punën për të zgjatur armëpushimin në Gazë, duke shpresuar se Hamasi grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian do të vazhdojë të lirojë pengje në këmbim të lirimit të të burgosurve palestinezë nga Izraeli. Armëpushimi skadon brenda ditës. Ministrat e Jashtëm të Grupit të Shtatë shteteve më të industrializuara kanë kërkuar zgjatjen e mëtejme të armëpushimit dhe mbrojtjen e civilëve. Lufta Izrael-Hamas u nxit pasi Hamas sulmoi jugun e Izraelit më 7 tetor, duke vrarë 1.200 persona dhe duke zënë peng afër 240 të tjerë. Numri i përgjithshëm i pengjeve të liruara që nga e premtja kur nisi armëpushimi – është 81, ndërkaq Izraeli ka liruar 180 të burgosur. /Alsat.mk
343 Less than a minute








