Triumfon Hamilton, titulli për Mercedesin

Piloti i “Mercedesit”, Luis Hamilton është fitues i garës për Çmimin e Madh të “Emilia Romanjas”, që këtë fundjavë u zhvillua në pistën e “Imolas”. Piloti britanik u tregua superior prej fillimi e deri ne fund, duke i marrë vendin e parë shokut të skuadrës, Valteri Bottas, që një ditë më pare, siguroi pozitën e parë në kualifikimet.

Në vendin e tretë u ndal Daniel Rikardo, duke lënë pas Kijatin dhe Leklerkun, ndërsa Maks Verstapen, u largua, në 11 xhiro para përfundimit të garës.

Ndërkohë, me dy pozitat e para në “Imolla”, skuadra e Mercedesit grumbulloi 435 pikë dhe që tani ka siguruar titullin kampion në konkurencën e konstruktorëve. Gara e ardhshme në Formula 1, do të zhvillohet më 15 nëntor, në Stamboll, për Çmimin e Madh të Turqisë.

LEXO EDHE:

Back to top button