Tronditet Korça, autori qëllon për vdekje një person, më pas vret veten!

Tronditet Korça, autori qëllon për vdekje një person, më pas vret veten!

Një vrasje është konstatuar në qytetin e Korçës gjatë mbrëmjes së sotme në lagjen numër 10.

Ndërkohë që një tjetër person u raportua i plagosur dhe më pas ndërroi jetë në spital.

Trupi është gjetur në afërsi të një hoteli.

Më datë 28.02.2024, rreth orës 20:25, në lagjen nr. 18, Korçë, rruga “Koço Golniku”, një shtetas ende i paidentifikuar, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri shtetasin Emiljano Pine, rreth 40 vjeç, banues në Korçë, i cili ka humbur jetën gjatë transportimit për në spitalin e Korçës.

Autori i dyshuar i krimit, pasi ka qëlluar 40-vjeçarin, dyshohet se është vetëvrarë me armën e krimit.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës armën e krimit, gëzhojat. Gjithashtu janë administruar dhe po këqyren pamjet filmike nga kamerat e sigurisë.

Për këtë rast është krijuar një grup i posaçëm hetimor i cili po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes, si dhe për identifikimin e autorit të ngjarjes.

LEXO EDHE:

Back to top button