Tronditet trajneri i Empolit bashk me familjen, hajdutët i hyjnë në shtëpinë
Një natë makthi për Roberto D’Aversa dhe familjen e tij, pasi hajdutët hynë në shtëpinë e tij në Empoli. Gjatë ngjarjes në shtëpi, përveç trajnerit, ka qenë edhe gruaja e tij e tre fëmijët.
Fatmirësisht të gjithë janë mirë, edhe pse, siç raporton “Sportitalia”, kanë mbetur të tronditur nga ajo që ka ndodhur mbrëmë. Në veçanti vajza më e vogël, e cila kishte shumë frikë nga situata. Policia po heton për ngjarjen.
Një ngjarje që padyshim ka prekur D’Aversa dhe familjarët e tij, të cilët janë tronditur. Megjithatë, për fat të mirë, përveç frikës nga ajo që ndodhi, trajneri nga Pescara dhe familja e tij janë mirë. Askush nuk u lëndua gjatë vjedhjes që ndodhi gjatë natës.