Irani zotohet për përgjigje “proporcionale” pas sanksioneve

Irani zotohet për përgjigje “proporcionale” pas sanksioneve

Irani tha se do të përgjigjet në mënyrë “simetrike dhe proporcionale” pasi Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania i anuluan marrëveshjet për shërbime ajrore me Teheranin dhe u zotuan se do ta sanksionojnë kompaninë e saj ajrore. Treshja evropiane, e njohur si E3, tha në një komunikatë se ka ndërmarrë masa pasi konfirmoi se Irani kishte transferuar raketa balistike në Rusi. Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj 10 individëve dhe gjashtë subjekteve me bazë në Iran dhe në Rusi, përfshirë ndaj Iran Air, për furnizimin e dyshuar me raketa balistike. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit tha se këto akuza janë “plotësisht të rrejshme dhe të pabaza”. Irani është goditur me sanksione disa herë prej se Rusia e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës në shkurt 2022, për shkak se Moska përdor dronë iranianë, Shahed dhe Mohajer, në këtë luftë. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button