Trudeau: Kanadaja tashmë ka hyrë në valën e dytë të Covid-19

Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau deklaroi se vendi tashmë ka hyrë në valën e dytë të pandemisë së Covid-19. Trudeau në paraqitjen e tij të djeshme paralajmëroi që kjo periudhë mund të kalojë më keq se pranvera. Ai theksoi se Kanadaja më 13 mars kur po zbatonte orën policore, raportonte 47 raste, ndërsa nga 22 shtator të martën kjo shifër ka shkuar në mbi 1000.

” Mund të ndryshojmë ku gjendemi në tetor dhe gjatë dimrit. Me gjasa të mëdha nuk do të jemi bashkë në Ditën e Falënderimeve. Nga ana tjetër, në Krishtlindje mund ta provojmë fatin. Kemi fuqi që së bashku ta marrim nën kontroll valën e dytë”, pohoi ai.

Turdeau  bëri thirrje mbajtjen e maskave si dhe shkarkimin e aplikacionit të qeverisë për kontrollimin vallë kanë kontaktuar dikë pozitiv ndaj koronavirusit të ri. Në Kanada deri më tani kanë humbur jetën 9.243 persona nga COVID-19. Numri i rasteve në total është 147.753.

LEXO EDHE:

Back to top button