Sanksionohen 393 shoferë në Shkup, 164 për tejkalim të shpejtësisë

MPB-ja njoftoi se gjatë ditës së djeshme në territorin e Qytetit të Shkupit ka shqiptuar gjithsej 393 sanksione, mes të cilave për drejtim të automjetit pa patentë shoferi 27 persona, për tejkalim të shpejtësisë 164 shkelje, si dhe për automjete të paregjistruara dhe teknikisht të parregullta 22.

Janë sanksionuar 16 motoçiklistë, janë shqiptuar 92 masa për automjete të parkuara në mënyrë të paligjshme dhe 85 automjete të ngritura nga karrotreci (gjithsej 177).

Nga MPB paralajmërojnë se vazhdojnë kontrollet e përforcuara të trafikut edhe në ditët në vijim. Nga atje apelojnë deri te qytetarët që t’i respektojnë rregullat e komunikacionit.

LEXO EDHE:

Back to top button