Karakaçanov: Bullgaria nuk ka asgjë për të ndryshuar në politikën e saj

Bullgaria do të tregojë se nuk ka kohë për konferenca ndërqeveritare mes BE-së dhe Maqedonisë, dhe se për momentin flet në emër të qeverisë, deklaroi ministri i Mbrojtjes Krasimir Karakaçanov për TV Evropa. Ai shpiegon se Maqedonia ka pasur tre vite kohë të riedukojë veten dhe se nuk po respekton Marrëveshjen për Fqinjësi të Mirë. Ai shton se ish-ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov për tre vjet nuk ka bërë asgjë për të përmirësuar marrëdhëniet dypalëshe.

“Bullgaria nuk ka asgjë për të ndryshuar në politikën e saj. Këta njerëz nuk kanë ndërmend të realizojnë dialog të sinqertë me Bullgarinë. Mendojnë se mund t’i mbulojnë gjërat. Ata imagjinojnë se dikush në Bruksel ose dikund në botë do të bëjë presion mbi Bullgarinë dhe ne do të gjunjëzohemi”, tha Karakaçanov.

LEXO EDHE:

Back to top button