Trump dërgon trupa shtesë në Uiskonsinin e përfshirë nga dhuna – ALSAT-M


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se do të dërgojë forca shtesë federale në Kenosha të Uiskonsinit, kur për tre net me radhë ka pasur trazira, si pasojë e të shtënave të policisë kundër një afrikano-amerikani.

“Nuk do të lejojmë plaçkitjen, zjarrvënien, dhunën dhe mungesën e ligjit në rrugët e Amerikës”, tha Trump përmes një postimi në Twitter.

Guvernatori i Uiskonsinit, Ton Evers, tha më vonë se ka autorizuar 500 trupa të Gardës Kombëtare për të mbështetur përpjekjet për zbatimin e ligjit.

Jacob Blake, 29 vjeç, është qëlluar disa herë nga një zyrtar i policisë në Kenosha, më 23 gusht.

Incidenti ka shkaktuar protesta në qytetin me 100,000 banorë, që në disa raste janë shndërruar në dhunë.

Më 25 gusht, dy persona janë qëlluar për vdekje dhe një tjetër është plagosur.

Një 17-vjeçar më pas është arrestuar dhe akuzuar për vrasje.

Blake është duke u trajtuar në një spital.

Tre oficerët policorë, të përfshirë në incident, janë dërguar në pushim administrativ.

LEXO EDHE:

Back to top button