Portieri i Maqedonisë, pozitiv në “COVID 19”


Portieri i parë i përfaqësueses së Maqedonisë, dhe skuadrës spanjolle, Rajo Valejkano, Stole Dimitrievski, është pozitiv në testet e pandemisë “COVID 19”, por pa shfaqur asnjë simptom deri më tani. Ai është në vetizolim, ndërsa lajmin e konfirmoi në rrjetet sociale.

“Më kanë informuar se isha pozitiv në “COVID 19”, pas testet që I kam kryer gjatë ditës së martë të javës së kaluar. Për fat të mirë , jam në gjendje të mirë fizike dhe jam duke pushuar në shtëpi, ashtu siç parashikojnë protokollët. Besoj se do të kthehem së shpejti në ekip dhe do të jem më fortë dhe më saktë,” ka shkruar Dimitrievski në rrjetet sociale.

LEXO EDHE:

Back to top button