Trump foto me bosin e mafies: Nuk e njihja kush ishte

Trump foto me bosin e mafies: Nuk e njihja kush ishte

Ka shkaktuar polemika të mëdha fotoja e publikuar ku shfaqet ish-presidentin amerikan Donald Trump së bashku me bosin e mafias së Filadelfias, Joseph “Skinny Joey” Merlino.

Një zëdhënës i ish-kreut të Shtëpisë së Bardhë u përpoq ta minimizonte ngjarjen duke vënë në dukje se Trump bën qindra foto me shumë njerëz.

Gjithashtu ai nuk dha detaje për ata që e pyetën nëse të dy e njohin njëri-tjetrin dhe çfarë marrëdhëniesh kanë.
Merlino ka kryer së fundmi një dënim me 10 vjet burg për krim të organizuar. Për Trump, kjo është përpjekje e re për të prishur imazhin e tij pas kritikave të ngritura nga darka në Mar-a-Lago me Kanye West dhe supremacistin Nick Fuentes.

LEXO EDHE:

Back to top button