Trump: Ilaçi “Regeneron” do të jetë falas për të gjithë amerikanët

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump përmes një video mesazhi në Twitter ka premtuar se tretmani që ka marrë personalisht ai kundër Covid-19, do të jetë falas për të gjithë amerikanët, transmeton Alsat.

“Dua të sigurojë për ju, atë që kam marrë vetë unë- dhe do ta bëj falas. Ju nuk do të paguani për të”, ka pohuar Trump në video.

Mesazhi u publikua disa orë pasi Trump u rikthye në Shtëpinë e Bardhë pasi qëndroi në spital për 4 ditë, ndërsa ende po vazhdon beteja e tij me koronavirusin.

“Kur hyra brenda, nuk po ndihesha aq i nxehtë. Ata më dhanë Regeneron dhe ishte e pabesueshme – u ndjeva mirë menjëherë”, tha presidenti amerikan.

“Kemi qindra mijëra doza që janë thuajse gati. Kam përgatitur autorizimin për përdorim emergjent, dhe duhet ta nënshkruajmë tani”, ka deklaruar Trump.

Presidentit Trump, gjatë ditës së premte, para se të transferohej në Spitalin Walter Reed, i`u dha një trajtim eksperimental i antitrupave i prodhuar nga kompania Regeneron.

Në SHBA janë ngritur dyshime rreth lidhjes së Trump me kompaninë Regeneron. Sipas një raporti të zbulimit financiar të lëshuar në qershor të vitit 2017, presidenti zotëronte aksione në këtë kompani.

LEXO EDHE:

Back to top button