Trump Jr. infektohet me koronavirus

Djali i presidentit të SHBA-ve Donald Trump, Donald Trump Jr ka rezultuar pozitiv në testin për Covid-19.

Zëdhënësi i djalit të Trump Jr. në një deklaratë me shkrim për shtypin amerikan tha se “Testi i kryer brenda javës për Donald Trump Jr. ka rezultuar pozitiv dhe aktualisht ai është izoluar”.

Më tej thuhet se Donald Trump Jr. nuk ka shfaqur ndonjë shenjë të sëmundjes dhe se ai i përmbahet rekomandimeve të mjekëve.

Rikujtohet se edhe presidenti Trump dhe bashkëshortja e tij Melania Trump rezultuan pozitiv me COVID-19 më 2 tetor. Trump u shërua pas një trajtimi për një kohë në spital. Gjatë kësaj periudhe shumë zyrtarë të nivelit të lartë në Shtëpinë e Bardhë rezultuan pozitivë me COVID-19.

Po ashtu edhe shumë persona nga ekipi i fushatës zgjedhore të presidentit Trump përfshirë edhe Donald Trump Jr. u prekën me COVID-19 gjatë periudhës së zgjedhjeve presidenciale që u mbajtën më 3 nëntor.

LEXO EDHE:

Back to top button