Kroaci, regjistrohen 3.573 raste të reja me Covid-19

Në 24 orët e fundit u regjistruan 3.573 raste të reja me koronavirus në Koraci, me çka numri i rasteve aktive shkon në 19.079.

- Advertisment -

Midis tyre, 1.981 pacientë janë në spital, nga të cilët 213 janë në respiratorë. 47 persona humbën jetën nga virusi.

Që nga 25 shkurti 2020, kur u regjistrua rasti i parë i infeksionit në Kroaci, janë regjistruar 100.410 raste me koronavirus, nga të cilët 1.304 kanë humbur jetën. Gjithsej 80.027 janë shëruar, nga të cilat 2.640 në 24 orët e fundit.

Aktualisht në vetë-izolim janë 45.150 persona. Deri më tani 667.749 qytetarë janë testuar, nga të cilët 9.877 në 24 orët e fundit.

LEXO EDHE:

Back to top button