Serbët puthin arkivolin e Patriarku Irinej që vdiq nga koronavirusi

Kreu i Kishës Ortodokse Serbe, Patriarku Irinej, ka vdekur dje nga koronavirusi. Ndërkohë, sot kanë nisur homazhet për të në kishë.

- Advertisment -

Trupi i tij është vendosur në mes të Katedrales derisa njerëzit, pavarësisht se ai vdiq nga koronavirusi po shkojnë për të bërë homazhe dhe puthin arkivolin.

Pavarësisht masave, njerëzit besimtarë, po heqin maskat dhe po e puthin në ballë Irinjejn, duke rrezikuar kështu veten dhe një vend të tërë.

Ndryshe, në emër të Kishës Ortodokse Serbe, prifti Dragan Shovljanski dje u bëri thirrje të gjithë besimtarëve që të mbajnë maska, të mos qëndrojnë dhe të mos bëjnë turma.

Patriarku do të varroset të dielën.

Irinej njihej për ndikimin politik që kishte në Serbi dhe deklaratat plot urrejtje kundër shqiptarëve.

LEXO EDHE:

Back to top button