Trump: Më pëlqen Musk, por nuk do të kthehem në Twitter

Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se nuk do të kthehet në Twitter tani që rrjeti social është në pronësi të Elon Musk.

Trump u ndalua përgjithmonë nga Twitter pas sulmit në Capitol Hill më 6 janar 2021.

Që nga largimi i detyrës, Trump i është drejtuar rrjetit të tij social privat, Truth Social, dhe e përdor atë si mënyrën e tij kryesore për të komunikuar me njerëzit me të njëjtin mendim. Shumë prej mbështetësve dhe aleatëve të tij gjithashtu janë ndaluar ose kufizuar në mediat sociale pas trazirave të Kapitolit.

Pas muajsh negociatash, Musk përfundoi blerjen e Twitter të enjten dhe nënshkroi një marrëveshje me vlerë 44 miliardë dollarë. Ai shkroi në Twitter se “zogu është liruar”, një shenjë se ai do të lirojë praktikat e tij të moderimit të përmbajtjes.

Më pas ai shkarkoi tre drejtues në Twitter.

Trump ka treguar më herët se nuk ka ndërmend të rikthehet në këtë rrjet.

“Jam shumë i lumtur që Twitter tani është në duar të shëndosha dhe nuk do të drejtohet më nga të çmendurit radikalë dhe maniakët që e urrejnë vendin tonë”, postoi Trump në Truth Social.

LEXO EDHE:

Back to top button