Trump nënshkroi urdhrat ekzekutivë për shtyrjen e tarifave për më shumë importe nga Meksika dhe Kanadaja

Trump nënshkroi urdhrat ekzekutivë për shtyrjen e tarifave për më shumë importe nga Meksika dhe Kanadaja

Presidenti amerikan Donald Trump nënshkroi urdhrat ekzekutivë për shtyrjen e tarifave prej 25% për më shumë importe nga Meksika dhe disa importe nga Kanadaja për një muaj mes frikës së përhapur për pasojat ekonomike nga një luftë më e gjerë tregtare. Trump tha në Zyrën Ovale se ai ende planifikon të vendosë tarifa “reciproke” duke filluar nga 2 prilli. Importet nga Meksika që përputhen me paktin tregtar të vitit 2020 do të përjashtohen nga tarifat 25% për një muaj, sipas urdhrave të nënshkruar nga Trump. Importet nga Kanadaja – veçanërisht makinat dhe pjesët e automjeteve – që përputhen me marrëveshjen tregtare do të shmangin gjithashtu tarifat 25% për një muaj. Tramp e quajti masën një modifikim “afatshkurtër” për të shmangur dëmtimin e kompanive amerikane të makinave. Tramp këmbënguli se shtyrja e disa tarifave nuk kishte të bënte me reagimin e Wall Street këtë javë. Tregu i aksioneve në SHBA u trondit nga përplasja e krijuar nga tarifat.

“Një për Kanadanë, një për Meksikën. Ata kanë qenë në lajme kohët e fundit, apo jo? Fola me presidenten e Meksikës. Grua e mrekullueshme. Dhe ne i ndihmuam ata me problemin që kishte të bënte me tarifat, tarifat afatshkurtër. Patëm një bisedë shumë të mirë. Kjo nuk ka lidhje me tregun. Unë nuk po shikoj as tregun, sepse afatgjatë, Shtetet e Bashkuara do të jenë shumë të forta me atë që po ndodh. Tani, këto janë vende dhe kompani, kompani të huaja që na kanë rrjepur. Dhe asnjë president nuk bëri asgjë për këtë derisa erdha unë”, deklaroi Donald Tramp, President i SHBA-së./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button