Trump paralajmëroi: SHBA-në po e pret fati i Bashkimit Sovjetik

Trump paralajmëroi: SHBA-në po e pret fati i Bashkimit Sovjetik

Kërcënimi kryesor për SHBA-në vjen nga brenda, prandaj vendi mund të përsërisë fatin e BRSS, Venezuelës apo Kubës, tha ish-presidenti amerikan, Donald Trump.

Sipas tij, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë grumbulluar shumë probleme, duke përfshirë rritjen e krimit, korrupsionin në sistemin arsimor, burokracinë, inflacionin e lartë dhe fluksin e emigrantëve.

Trump premtoi se do të vazhdojë aktivitetin politik, pavarësisht përpjekjet e aparatit të korruptuar shtetëror për ta penguar atë, raporton cnn.

“Nëse nuk merrem me këtë, kombi ynë do të jetë i dënuar të bëhet një tjetër Venezuelë ose Bashkimi Sovjetik. Ne po ecim në atë drejtim, ose po kthehemi në Kubë në një shkallë të madhe”, tha ish-presidenti.

Prezantimi në forumin në Uashington është paraqitja e parë e ish-presidentit amerikan në kryeqytetin amerikan pas mandatit të tij presidencial. Ai ka kritikuar më parë punën e administratës së Joseph Biden.

Ndër të tjera, Trump tha se politika ndaj Ukrainës është çmenduri dhe deklaroi se mund të dërgojë në një luftë të përmasave botërore.

LEXO EDHE:

Back to top button