Trump paralajmëron “valë më të madhe” kundër Iranit, Spanja refuzon bazat – Teherani kërcënon objektivat amerikane në Evropë

Trump paralajmëron “valë më të madhe” kundër Iranit, Spanja refuzon bazat – Teherani kërcënon objektivat amerikane në Evropë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se “vala e madhe” në përballjen me Iranin nuk ka ardhur ende. Ai paralajmëroi sulme edhe më të ashpra nëse Teherani vazhdon përpjekjet për rindërtimin e programit bërthamor. Trump tha se Irani ka injoruar paralajmërimet e Shtëpisë së Bardhë pas sulmeve të SHBA-së ndaj tre centraleve bërthamore iraniane në qershor, për të cilat Uashingtoni pretendon se e “shkatërruan plotësisht” programin bërthamor.

Presidenti i SHBA-së, deklaroi se nuk e përjashton mundësinë e dërgimit të trupave amerikane në Iran, nëse situata do ta kërkojë një gjë të tillë. Trump theksoi se administrata e tij po shqyrton të gjitha opsionet. Ndërkaq, Ministri i Jashtëm spanjoll, Álvarez, deklaroi se Spanja nuk do të lejojë përdorimin e bazave të saj ushtarake për sulme ndaj Iranit, duke theksuar se Madridi i ka dënuar veprimet ushtarake të SHBA-së dhe Izraelit kundër Teheranit.

Ndërkaq ambasadori i Iranit në Spanjë paralajmëroi se Irani mund të sulmojë cilën do bazë ushtarake të SHBA-së në Evropë.

LEXO EDHE:

Back to top button