Trump parashikon “natë të madhe” për Republikanët

Trump parashikon “natë të madhe” për Republikanët

Ish-presidenti amerikan Donald Trump është parë në Palm Beach, Florida së bashku me gruan e tij Melania.

Ai u ndalë për të folur me gazetarët që e rrethuan, ku u shpreh se “është një natë e madhe” për Republikanët dhe se do të jetë “i emocionuar ta sheh këtë”.

I pyetur për mesazhin e tij për votuesit që akoma nuk kanë vendosur për kë do të votojnë, ai tha: “vendosni, duhet të dilni dhe të votoni”.

“Do të jenë zgjedhje shumë të rëndësishme dhe me shpresën se gjërat e mira do të ndodhin”, shtoi Trump.

Ndërkaq kur sërish u pyet se cili është fokusi i Republikanëve, ai tha se çështjet e rëndësishme siç është luftimi i krimit dhe taksat.

Megjithatë ai nuk pranoi të prononcohet nëse do të jetë pjesë e garës së zgjedhjeve presidenciale 2024, pavarësisht se tërë kohën ka këmbëngulur më herët se sërish do të kandidohet.

LEXO EDHE:

Back to top button