Trump: Po të isha unë president, Hamasi kurrë s’do të guxonte të gjuante me raketa

Ish presidenti amerikan Donald Trump e ka quajtur “të dobët” Joe Bidenin pas konfliktit të fundit Izrael-Gazë, duke pretenduar se Hamasi nuk do të guxonte të qëllonte me raketa po të ishte ai president.
Ish presidenti bëri këto komente në një intervistë që u transmetua mbrëmë – disa orë pasi armëpushimi u shpall në Rripin e Gazës pas luftimeve të ashpra 11 ditëshe që i lanë të vdekur më shumë se 200 njerëz.
Trump i tha kanalit të lajmeve OANN se Bideni kishte shfaqur qasje të dobësisë gjatë këtij konflikti.
“Ai ka treguar aq shumë dobësi. Ata kanë avionë që po fluturojnë në Taivan sot. Nuk do ta kishin këtë problem në Izrael. Ata nuk qëlluan me raketa. Ata kanë qëlluar me mijëra raketa në Izrael – kjo s’do të ndodhte po të isha unë.” – tha ish presidenti, prëcjell Periskopi nga The Sun.
Trump e pranoi se kishte frikë për të ardhmen e Lindjes së Mesme.
“Ju keni luftë, ju keni luftë të madhe në Lindje të Mesme dhe kjo do të përkeqësohet.”