Kurti: S’kemi liberalizim vizash për shkak të imazhit jo të mirë

“Duhet ta pranojmë se imazhi i vendit tonë nuk është i mirë për shkak të qeverisjes së deritanishme”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka bërë sot prezantimin e programit qeverisës para deputetëve.

Ai ka thënë se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret sa i përket liberalizimit të vizave, njofton Klan Kosova.

Sipas tij, kjo është për shkak imazhit jo të mirë të Kosovës që ndërlidhet me korrupsion dhe krim të organizuar.

“Liberalizimi përmendet dy herë: në njërën anë kemi plotësuar të gjitha kriteret dhe në anën tjetër nuk e kemi liberalizmin. Kjo vjen për shkak të imazhit tonë që e cilësojnë vendin tonë si shtet me korrupsion dhe krim”.

“Ne duhet ta ndryshojmë imazhin e vendit tonë në mënyrë që të avancojmë si shtet”.

“Kosova nuk duhet të plotësojë asnjë kriter më, ka bërë krejt çfarë është dashur”.

“Duhet ta pranojmë se imazhi i vendit tonë nuk është i mirë për shkak të qeverisjes së deritanishme”.

LEXO EDHE:

Back to top button