Trump s’është më në listën e të pasurve, humbi qindra miliona dollarë

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump “doli” nga lista e 400 njerëzve më të pasur në Amerikë të revistës “Forbes”, për herë të parë në 25 vjet.

Pasuria e ish-presidentit amerikan, pjesa më e madhe e së cilës përbëhet nga pasuri të paluajtshme, vlerësohet në 2.5 miliardë dollarë.

“Manjati i pasurive të paluajtshme është po aq i pasur sa ishte një vit më parë, kur u rendit në vendin e 339 në listë, por ai ka humbur 600 milionë dollarë që nga fillimi i pandemisë”, raporton “Forbes”.

Nga viti 1997 deri në vitin 2016, Trump ka pasur një vend në 200 të parët në këtë listë.

LEXO EDHE:

Back to top button