Trump thotë se më lehtë e ka të merret vesh me Putinin sesa me Kievin për paqen në Ukrainë

Trump thotë se më lehtë e ka të merret vesh me Putinin sesa me Kievin për paqen në Ukrainë

Presidenti amerikan, Donald Trump tha të premten se beson se do të jetë më e lehtë të merret me Moskën sesa me Kievin rreth një marrëveshje përfundimtare për të përfunduar konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës, duke theksuar se presidenti rus Vladimir Putin mban “të gjitha kartat”.

Trump tha se “çdokush” në pozitat e presidentit rus do të ishte duke bombarduar Ukrainën duke pasur parasysh dinamikën aktuale të fushës së betejës.

Edhe pse Trump tha se dëshironte të ndihmonte Ukrainën, ai tha se Kievi duhej të “vihej në lëvizje” dhe të punonte drejt një marrëveshjeje paqeje.

“Mendoj se po bëjmë shumë mirë me Rusinë, por tani ata po e bombardojnë fort Ukrainën. Dhe Ukrainën, po e gjej gjithnjë e më të vështirë, sinqerisht, të merrem me Ukrainën, dhe ata nuk i kanë kartat”, tha 78-vjeçari në Zyrën Ovale.

“Sa i përket arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare, mund të jetë më e lehtë të merresh me Rusinë, që është befasuese, sepse ata kanë të gjitha kartat”, shtoi ai, shkruan cnn.

Ndryshe, Trump gjatë ditës kishte kërcënuar me sanksione të reja Rusinë ndërsa ajo po kryen goditje të mëdha nëpër Ukrainë. Megjithatë, në Zyrën Ovale, Trump ende tingëlloi me një ton pajtues ndaj Putinit.

“Unë në të vërtetë mendoj se ai po bën atë që do të bënte kushdo tjetër. Mendoj se ai dëshiron ta ndalë dhe ta zgjidhë. Ai e ka goditur. Dhe mendoj se ndoshta kushdo në atë pozita do të bënte të njëjtën gjë tani. Ai dëshiron ta përfundojë”, shtoi Trump.

Ndryshe, lideri amerikan ka folur edhe rreth tarifave të vendosura ndaj disa vendeve, si Kanada dhe Meksika.

LEXO EDHE:

Back to top button