Trupat izraelite tërhiqen nga spitali më i madh i Gazës
Trupat izraelite tërhiqen nga spitali më i madh i Gazës

Ushtria izraelite u tërhoq nga spitali më i madh i Gazës pas një bastisjeje dy-javore, duke lënë pas disa trupa dhe një shkatërrim të madh, sipas banorëve palestinezë. Ushtria e ka përshkruar bastisjen në spitalin Shifa si një nga operacionet më të suksesshme të luftës gati gjashtëmujore. Ata thanë se kanë vrarë shumë pjesëtarë të Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian dhe militantë të tjerë, duke përfshirë operativë të lartë. Ushtria tha se sekuestroi armë dhe inteligjencë të vlefshme si dhe konfirmoi se forcat ishin tërhequr. Agjencia shëndetësore e OKB-së tha se disa pacientë vdiqën dhe dhjetëra u rrezikuan gjatë bastisjes, gjë që solli edhe më shumë shkatërrim në një spital që tashmë kishte pushuar së funksionuari. Izraeli ka akuzuar Hamasin për përdorimin e spitaleve për qëllime ushtarake dhe ka bastisur disa objekte mjekësore. Zyrtarët shëndetësorë në Gaza i mohojnë këto akuza. /Alsat.mk