Trupi i ri gjykues për rastin ‘ALFA’

Gazetar: Adrian Kerimi

Në rast se rasti “Alfa” shkon në rigjykim, trupi gjykues i shkallës së parë në Gjykatën Penale nuk do të jetë i njëjti që ishte në aktvendimin e parë. Kjo për shkak se gjykatësja Dobrilla Kacarska tani më është gjykatëse kushtetuese, ndërsa Gordana Spireska anëtarë e Këshillit Gjyqësor. Alsat nga burime zyrtare brenda Gjykatës Penale mëson se lënda do të përfshihet në sistemin AKMIS. Vlerësimi dhe vendimi nëse “Alfa” shkon në rigjykim do të merret pas kompletimit të lëndës, përkatësisht pasi Gjykata e Apelit të vendos mbi ankesën e të akuzuarit Almir Derplanini i cili gjykohet në procedurë të ndarë për këtë rast. Nga gjykata e shkallës së dytë na thanë se për ankesën e 14 prillit 2022 akoma është duke u punuar dhe nuk është sjell vendim përfundimtar, shkruan Alsat.

Pas këtij vendimi, lënda dorëzohet në Gjykatën Penal. Prova e ofruar nga pala mbrojtëse, super ekspertiza e përgatitur në Serbi do t’i dorëzohet si fillim Byrosë për Ekspertizë Gjyqësore, institucion të cilin e drejton Valdet Xhaferi. Ky institucion në disa kërkesa të palës mbrojtëse ishte përgjigjur se nuk kanë mundësi dhe resurse institucionale për ekspertizë antropologjike dhe fotogrametrike, duke lënë të kuptohet se prova e re e ofruar nga mbrojtja do të vlerësohet pozitivisht dhe në favor të mbrojtjes.

Më pas mbi ekspertizën duhet prononcuar edhe Prokuroria Publike, mendimi i të cilës do të varet shumë edhe nga vlerësimet ligjore dhe profesionale të Byrosë së për Ekspertizë Gjyqësore. Paraprakisht kryeprokurori, Ljubomir Joveski në një intervistë ekskluzive për Alsat kishte deklaruar se derisa ekspertiza paraqet provën më të fortë, padyshim se mendimi i organit të akuzës do të jetë pozitiv dhe rasti do të mund të shkon në rigjykim.

Burime nga Gjykata Penale në një brifing për Alsat shtojnë se në për rastin “Alfa” do të veprohet menjëherë për shkak se bëhet fjalë për vendime me burg ë përjetshëm, të cilat nuk guxojnë të zvarriten derisa për të akuzuarit dëshmohet se nuk janë autorët e vërtetë të vrasjes së policit në vitin 2008 në Shkup.

Ekspertiza e përgatitur nga eksperti Nenad Shipka në qershor të vitit kaluar konstaton e personat e dënuar për këtë vepër, Agim Islami, i ndjeri Rexhail Qerimi, Almir Derplanin dhe ish i dënuari për logjistikë Ramadan Shakiri nuk janë autorët e veprës penale. Konstatimi i ekspertit Shipka bazohet në ekspertizën e bërë ndaj video incizimit i cili përbën provën relevante të Prokurorisë mbi të cilën edhe ka ngritur akuzën.

Për vrasjen e policit shqiptar dhe plagosjen e dy të tjerëve në vitin 2008 në parkingun e Fakultetit Matematiko-Natyror në Shkup, Agim Islami dhe Rexhail Qerimi u dënuan me burg të përjetshëm. Y i fundit ndërroi jetë në burg, duke pritur drejtësi. Almir Derplanin ishte dënuar në mungesë dhe më pas u ekstradua në Maqedoni, ndërsa Ramadan Shakiri ishte dënuar me 9 vite burg për logjistikë. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button