Tuhel: Duhej të shënonim edhe një gol tjetër

Tomas Tuhel duket se e mendon një rezultat jo edhe aq të mirë barazimin e skuadrës së Çellsit në fushën e Real Madrid. Londinezët kaluan të parët në avantazh por pastaj u arritën nga Reali, një rezultat që sipas tij është i pranueshëm deri diku, pasi ekipi i tij meritonte më shumë nga kjo sfidë.

 

“Ne e nisëm ndeshjen shumë mirë dhe ishim shumë agresivë. Ne e merituam të fitonim pjesën e parë. Ne kishim shumë shanse dhe gjysmë-shanse por nuk kishim saktësi para portës. Ne duhej të kishim shënuar minimalisht të paktën një gol tjetër. Për fat të keq, ata shënuan nga një goditje dënimi. Nuk kishte asgjë tjetër për të cilën në duhej të mbroheshim. Ndaj ishte një rezultat pak zhgënjyes në pushimin e ndeshjes.

Ishte e rëndësishme që të rrinim të qetë e të ruanim vetëbesimin, pjesa e dytë ishte një ndeshje shumë taktike. Shpejtësia dhe intensiteti ranë dhe mund ta ndjeje që ishim pak të lodhur me vetëm dy ditë nga ndeshja jonë e fundit. Ne duhet të pranojmë këtë 1-1 dhe të mundohemi të fitojmë ndeshjen e radhës”, deklaroi Tuhel pas sfidës. /vipsport.al/

LEXO EDHE:

Back to top button