Tuhina: Ballkani peng i politikave të brendshme  të shteteve anëtare të BE-së

Gazetarja Gjeraqina Tuhina në “Programi 200” vlerëson se shtetet e Ballkanit Perëndimore janë peng të momentumit politik të shteteve anëtare të BE-së. Sipas saj në të shumtën e rasteve shtetet e Ballkanit Perëndimorë, përfshi edhe Maqedoninë e Veriut por dhe Kosovën, kanë marrë premtime nga Institucionet e BE-së, por ato premtime nuk janë realizuar për shkak të politikave të brendshme të shteteve anëtare. Tuhina madje shprehet se rasti me Republikën e Maqedonisë së Veriut është rasti më eklatant, pasi Shkupi zyrtarë i ka plotësuar të gjitha kushtet, përfshi e dhe ndërrimin e emrit të shtetit.

Nëse kemi parasysh kohëve të fundit narracionin që e udhëheqin zyrtarët evropian, përfaqësuesit e institucioneve këtu,  e keni parasysh se kur flasim për ndihmën ndaj rajonit më shumë I referohen ndihmave financiare se sa ndonjë impulse politikë. Krejt kjo e dëshmon se sa e pafuqishme është roli apo pesha që ka BE-ja sot në Ballkanin Perëndimorë, jo për shkak të institucioneve me seli në Bruksel sepse e përmende se liderët politik nga Shkupi Zyrtarë janë këtu, aty kanë marr përkrahje të plotë edhe për nisjen e negociatave për anëtarësim, mirëpo kemi të bëjmë me 27 shtete anëtare të cilat e përcaktojnë politikën e institucioneve, ka shumë raste të ndryshme gjatë viteve të fundit ku institucionet e kanë thënë një gjë, mirëpo nuk ka mundur të ndodhë për shkak të politikave të brendshme të shteteve anëtare.  Ta zëmë me çështjen e vizave për Kosovën, me vite i është thënë Kosovës, krye demarkacionin dhe menjëherë do i marrësh vizat, dhe me vite të tëra qytetarët e Kosovës mbeten qytetarët më të izoluar në rajon. E njëjta, dhe rasti më eklatant është Maqedonia e Veriut, kur për 10 vite i është thënë RMV-së ndërroje emrin apo zgjidhe kontestin me Greqinë dhe do të hapen rrugët për integrime evropiane. Maqedonia i bëri të gjitha”, tha Gjeraqina Tuhina, Gazetare.

LEXO EDHE:

Back to top button