Tuhina: Europa ka qenë gjithmonë krah Ballkanit Perëndimor nga aspekti financiar

Gazetarja Gjeraqina Tuhina e ftuar në emisionin “Programi 200”, tha se kur flitet për kriza, apo kriza financiare, në Ballkanin Perëndimor, Evropa ka qenë gjithmonë gati. Ajo tha se kjo gjë u dëshmua në krizën e fundit me pandeminë Kovid, ku prej fillimit të saj Evropa ka financiuar Ballkanin Perëndimor me 3,3 miliardë euro. Ndërsa sa i përket aspektit politik, Evropa është shumë larg Ballkanit Perëndimor.

Kur në momentin se ishte gati i rrënuar kredibiliteti i Bashkimit Evropian në shtete e Ballkanit Perëndimor erdhi Kovidi dhe kjo ndihmoi disi që të dëshmohet se edhe pavarësisht dobësisë politike që ka Blloku në rajon, për momentin, megjithatë është donatori kryesor ku u dhanë 3,3 miliardë euro. Me furnizimin adekuat të vaksinave po dëshmohet edhe gjenroziteti i Bashkimit Evropian. Edhe shtet individuale po ndihmojnë vendet e Ballkanit Perëndimor. Por, sa i përket politikës, Evropa është larg. Ndërsa nga ana financiare ka qenë gjithmonë afër vendeve tona në rajon- tha Tuhina.

LEXO EDHE:

Back to top button