Tuhina: Çdo jostabilitet në Ballkan, do të reflektohet edhe në Evropë

Tema e zgjerimit të Bashkimit Evropian nuk është shumë e popullarizuar në shtetet anëtare të BE-së, kështu u shpreh në “programi 200”, gazetarja Gjeraqina Tuhina sipas së cilës kjo vjen si rezultat i shtimit të forcave të djathta në shumë shtete anëtare të BE-së. Megjithatë Tuhina përkujton faktin se Ballkani Perëndimorë rrethohet me Bashkimin Evropian dhe se çdo jostabilitet do të reflrktohej edhe në Evropë.
“Të flitet konkretisht për ftohej ndoshta edhe nuk është ndonjë term adekuat duke marrë parasysh se megjithatë Ballkani Perëndimorë rrethohet me Bashkimin Evropian dhe secili jo stabilitet në rajon mund të reflektohet edhe në Evropë. Ftohje në kujtim të kujdesit apo brengës që mund ta ketë Bashkimi Evropian ndaj Ballkanit Perëndimore, ndoshta edhe nuk ka, por gjithsesi ka ftohje në kuptim të planeve dhe mendimeve se si të shkohet tutje me rajonin dhe se tema e zgjerimit tani në kuadër të shteteve anëtare të BE-së nuk është edhe aq e popullarizuar, marrë parasysh situatat politike të brendshme në shumë shtete anëtare, shtimin e forcave të djathta në këto shtete anëtare sa i përket temës jo popullore siç është pranimi i Ballkanit në familje, mirëpo mbi të gjitha marrë parasysh faktin se Bashkimi Evropian si i tillë nuk ka përmbushur premtimet e dhëna për shumë shtete të rajonit e parasëgjithash përgjegjësia më e madhe i takon asaj se sa ka obligim BE-ja, institucionet evropiane ndaj Maqedonisë së veriut”, deklaroi Gjeraqina Tuhina, gazetare.