“Tulipa Albanica”, tulipani që rritet vetëm në Shqipëri

“Tulipa Albanica”, tulipani që rritet vetëm në Shqipëri

Shqipëria ka thesare të çmuara. I tillë rasti i “Tulipa Albanica”, i cili prej qindra e qindra vitesh rritet vetëm në Shqipëri, e së fundmi është zbuluar edhe në sytë e botës duke marrë trofenë që meriton për autenticitetin e tij. Gjendet në rajonin e Kukësit dhe është në gjendje të egër. Ka ngjyrë të kuqe të fortë karakterizuar nga nuancat e verdha në pjesën fundore të tij. Tulipa Albanica, është një ndër llojet e rralla që i futet shkencës botërore të llojeve bimore. Për shkak të autenticitetit të saj kjo bimë e rrallë ka fituar statusin e mbrojtjes ndërkombëtare. Në botë, deri tani njiheshin rreth 113 lloje tulipanësh, ndërsa tulipani i Kukësit renditet i 114-ti. Tulipa Albanica mund të mbillet apo kultivohet bazuar në klimën që i përshtatet. Që nga koha e zbulimit dhe deri sot është mbjellë dhe vijon të jetojë jo vetëm në zonën e Kukësit por edhe në Kopshtin Botanik të Kopenhagenit në Danimarkë, aty ku ndodhen të gjitha bimët e rralla në botë.

LEXO EDHE:

Back to top button