Turbulencat në fluturimin e Singapor, 43 persona ende të shtruar në spital

Turbulencat në fluturimin e Singapor, 43 persona ende të shtruar në spital

43 pacientët janë shtruar në tre spitale të ndryshme në Bangkok, tha në një deklaratë spitali Samitivej Srinakarin. Në spitalin Samitivej Srinakarin, ku janë 34 nga pacientët, shtatë janë në kujdes intensive, tre australianë, dy malajzianë, një britanik.

Të enjten, drejtori i spitalit tha se 22 pacientë kishin lëndime të shtyllës kurrizore dhe gjashtë kishin lëndime në tru dhe kafkë, por asnjë nuk ishte kërcënuese për jetën.

Një pasagjer vdiq nga një sulm i dyshuar në zemër dhe dhjetëra u plagosën të martën pasi Fluturimi SQ321 i Singapore Airline, që ishte nisur për nga Londra në Singapor, hasi në atë që linja ajrore e përshkroi si turbulenca të papritura.

Në avion ndodheshin 211 pasagjerë dhe 18 anëtarë të ekuipazhit.

LEXO EDHE:

Back to top button