Turistë nga Polonia do të zbarkojnë të dielën në Ohër

Turistët e huaj kthehen në Ohër dhe Strugë pas një viti e gjysmë. Aeroplani i parë me 180 turistë nga Polonia në aeroportin e Ohrit do të arrijë të dielën. Sipas njoftimeve, nëse gjithçka shkon siç duhet këtë verë, midis 3000 dhe 4000 polakë do të pushojnë pranë liqenit të Ohrit.

Jemi në panik pas një viti e gjysmë që nuk kishim turistë të huaj. Me të vërtetë është keq që jemi me vetëm disa dhoma. Por ka njoftime që nga 27 qershori, shitjet do të shkojnë më mirë dhe shpresojmë të kemi sezon të mirë, fillim të mirë pas një viti e gjysmë ngecje. Ne reklamohemi si destinacion që nuk kërkon test PCR. Mendoj se është një plus pse ata vendosin të vijnë këtu këtë vit – tha Ana Jançeva – menaxhere hoteli, Strugë.

Për momentin nuk dihet çfarë do të ndodh me turistët e Holandës, të cilët janë në numër më të lartë që nga viti 2019. Prenotimet nuk janë anuluar, por ende janë në pauzë.

Informacionet e fundit ishin se ata janë duke pritur përgjigje nga qeveria holandeze, se kur mund të fillojnë të fluturojnë. Shpresojmë të vijnë në mes të korrikut -u shpreh Ana Jançeva- menaxhere hoteli, Strugë.

Gastronomët gjithashtu shpresojnë të vijnë mërgimtarët.

Ne po presim sezon turistik veror nga qytetarët tanë jashtë vendit, të cilët nuk ishin vitin e kaluar. Presim të vijnë këtë vit që një përqindje e tyre të kalojnë për pushime në Strugë. Përndryshe, nuk presim turistë nga jashtë në numër të madh – deklaroi Naume Ugrenoviq – pronar hoteli, Strugë.

Në Ohër, pritet që në seancën e ardhshme të këshillit të komunës, të merret vendim për parkim falas për turistët serbë që do të vijnë këtë verë, duke u kthyer nga Greqia ose që do të vijnë këtu enkas.

Miki Trajkovski

LEXO EDHE:

Back to top button