Turkmenistani planifikon të mbyllë “Portën për në Ferr”

Presidenti i Turkemenistanit ka urdhëruar shuajtjen e “Portës së Ferrit”, një zjarr që digjet prej dekadash në një krater të madh gazi në shkretëtirë. Presidenti Gurbanguly Berdymukhamedov do që ta shuaji për arsye shëndetësore, mjedisore dhe që të rrisi eksportet e gazit. Misteri rrethon krijimin e kraterit Darvaza që ndodhet në shkretëtirën Karakum.

Shumë besojnë që ai u krijua kur një operacion shpimi sovjetik shkoi keq në vitin 1971. Eksploratori kanadez George Kourounis ekzaminoji thellësinë e kraterit në vitin 2013 dhe zbuloi që askush nuk e di si filloi raporton “BBC”. Sipas gjeologëve vendas turkmenë, krateri i madh u krijua në vitet 1960, por u ndez në vitet 1980.

Krateri është një nga atraksionet më të frekuentuara nga turistët në Turkemenistan. Presidenti tha në një fjalim televiziv “që ne po humbasim burime natyrore të vlefshme që ne mund të marrim përfitime të konsiderueshme dhe mund t’i përdorim për mirëqenien e popullit tonë”. Ai udhëzoji zyrtarët që të gjejnë një zgjidhje për shuarjen e zjarrit.

LEXO EDHE:

Back to top button