Turneu final në Keln, me tifoz në tribuna

Një numër i kufizuar i tifozëve do të kenë mundësinë që të kënqen në nxitjet e hendbollit në tuneun final në Kelln, ku do të zhvillohet turneu final i Ligës së Kampionëve.

Federata Evropiane e Hendbollit (EHF) konfirmoi se 500 tifoz do të kenë mundësi që të jenë pjesë e sfidave në “Lankses Arena” në Kelln. Arsye për këtë është situata e përmirësuar me koronavirusin në Gjermani. Numri I tifozëve mund të shkojë deri një mijë , por para se të ndodh kjo, në ditët e ardhshme duhet të ketë ulje e numrit të rasteve positive me “Covid 19”.

Kujtojmë që Paris Sen Zhermeni, Barcelona, Nanti dhe Alborgu janë pjesë e turneut final. Më 12 qershor Barcelona sfidon Nantin, ndërsa PSZH takohet me Alborgun.

LEXO EDHE:

Back to top button